Rreth Shoqatës EPCA

AKTI I THEMELIT EPCA

NIPT K51920004P

Me vendim Nr.1347 datë 12.04,2005 të Gjykatës së Rrethit Gjygjësor Tirane është regjistruar si organizatë jofitimprurëse Shoqata e Kultivimeve të bimeve Eterojavore , prodhuesve dhe eksportuesve të esencave të tyre , me iniciale ”EPCA”; me seli në Tiranë, Rruga Adem Seit Kruja nr.38; me kohëzgjatje të pa përcaktuar , u themelua nga grupi nismëtar. Kryetari i parë u zgjodh Z. Xhevit Hysenaj.

Me qëllim trajnime brënda dhe jashtë vendit për çështjet që lidhen me standartet, cilësinë, si dhe metodat e kultivimit të bimeve dhe të prodhimit të esencave. Të ndihmojë me financime në këto fusha nëpërmjet gjetjes së donatorëve të huaj dhe Shqiptar.

Të ndihmojë anëtarët e shoqatës për të bërë kultivime, si dhe për të rritur kapacitet prodhues të esencave etrojavore. Të gjejë akses si një burim të tregut ndërkombëtar si dhe të bashkëpunojë me to duke pasqyruar Sgqipërinë si një burim i shkëlqyer i këtyre bimeve. Ndihmon anëtarët dhe të tretët të përfitojnë informacione mbi tegjet ndërkombëtar dhe kërksat e tyre.

  • Viti 2005 Themeluar nga grupi nismetare , zgjedhur kryetar Xhevit HYSENAJ
  • Viti 2009 Lobuar ne parlament per ligjin Nr.10 120, datë  23.4.2009 PËR MBROJTJEN E FONDIT TË BIMËVE MJEKËSORE ETEROVAJORE E TANIFERE NATYRORE
  • Viti 2012 u hartua standartet e cilesise te  Bimeve Aromatike Mjeksore qe perdor industria jone dhe u miratuan nga drejtoria e standarteve po kte vit.
  • Ne vitin 2014 u hartuan dhe u miratuan nga 17 kompani te BAM-s kartat e mbetjeve tekteknolllogjike te prodhimit.
  • Ne vitin 2015 me shkeres  nr 5429/1 Ministria e Mjedisit miratoi kartat e mbetjeve teknollogjike te  EPCA-s ne  manual te  mbetjeve teknollogjike te industries BAM.
  • Ne vitet 2005-2016 Jane zhvilluar me te gjithe industrine 11 konferenca kombetare te Industrise.
  • Viti 2016 u mblodh  kongresi i Pare i EPCA-s dhe u zgjodh kryetar Z. Filip GJoka
  • Viti 2017 u mblodh kongresi i Dyte i EPCA-s dhe u zgjodh kryetar Z. Xhevit HYSENAJ.
  • Viti 2018 u mblodh konferenca e 14 e EPCA-s : Rritja e standarteve  prodhimit sfida jone.
  • Viti 2019 perfundoi Masterplanit Afatgjatë të Punësimit nga Industria e  Bimëve Aromatike Mjeksore (BAM) të Shqiperisë ne bashkpunim me  UBT

Nga Antarsia e EPCA-s kan mbajtur kumtesa ne forumet nderkombetare te  IFEAT,  AMAPSEC & FAO, ne Finland, Budapest, Antalya, Beograd & Rumani.

Ecuria ne dekada dhe Kapacitetet  e Industris Bimeve Aromatike Mjeksore ne Shqiperi

  • Vitit 1988 exporte  70 Miljon USD te punesuar 110 000 veta. (sipas studimit te  arkivave)
  •  Viti 2007 exporte  7 Miljon usd. te punesuar dhe vet punesuar 2100 veta kohe te  plote
  •  VIti 2014 exportet  29 MIljon usd , te punsuar dhe vet punesuar  8300 veta kohe te  plote
  • *Viti  2018 exportet  45 miljon usd, te ounesuar dhe vetpunesuar 12 500 veta kohe te  plote
  •  Kapacitetet  sipas studimit te EPCA & UBT 200 Miljon usd & 43 500  te punesuar & vet punsuar